Bashkia e Shkodrës kërkon të jetë pjesë e e vendimmarrjes së gjurmimit, identifikimit të personave në risk për shkak të kontaktit me individ të konfirmuar pozitiv me virusin korona.

Për këtë kryebashkiakja Voltana Ademi i është drejtuar me një shkresë Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër dhe Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, ku ka paraqitur katër kërkesa konkrete, duke filluar me rritjen e numrit të testimeve.

Shkodra është vatra e dytë e rrezikshme e pandemisë pas Tiranës, me 71 raste.