E ëma e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, Vera Ora është në frontin e parë të luftës për shkak të COVID-19.
Si doktoreshë, ajo po punon në një spital në Londër dhe është duke u përballur me një rrezik të madh.
Në një intervistë për “Top Channel”, Vera ka treguar se e tremb shume ideja se mund të infektohet me koronavirus dhe të bëhet shkak që të sëmuren dhe familjarët e saj.
Megjithatë, ajo shton se po përpiqet në maksimum të respektojë masat, madje edhe vajzave të saj u flet shpesh.
E pyetur se si po i kalon Rita këto ditë, Vera tha se këngëtarja po qëndron në shtëpi, por pa lënë mënjanë muzikën.
Doktoresha thotë se Rita ka zbuluar një pasion tjetër të saj që ka lidhje me pikturën.





