Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të dyshuar për grabitjen që ndodhi 3 ditë më parë në kryeqytet.
Masa e sigurisë të arrestit me burg u dha për shtetasit Ajet Sefa dhe Arjan Murati. Ndërsa, i dyshuari Vehbi Shahu është lënë i lirë, pa asnjë masë sigurie.
Ata dyshohet se kanë dashur që të vjedhin lëkurë tapicerie në një biznes në autostradën Tiranë – Durrës. Ata u pikasën nga patrullat e policisë në Fushë Mëzez.
Dyshohet se ata janë futur në biznes përmes tubit të aspirimit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të 12 prillit në autostradën Tiranë-Durrës.





