Moti me shi e bën edhe më të trishtë pamjen që ka qyteti i bukur i Durrësit në këto ditë izolimi për shkak të koronavirusit.
Ndryshe nga një ditë më parë, ku dielli pranveror ngrohte vendin, sot u rikthyen reshjet e shiut, ndërsa temperatura ka pësuar një ulje të lehtë.
Rrugët e Durrësit tashmë janë të qeta e të zbrazëta dhe piklat e shiut janë të vetmet që bien mbi to pasi qytetarët të ndërgjëgjësuar për rrezikun që na kanoset qëndrojnë në shtëpi sipas urdhrit të qeverisë.
Mëngjesi i 14 prillit ishte i qetë por rreth mesditës mbërriti një stuhi ere dhe më pas reshje shiu të lehta cilat ishin parashikuar nga meteorologët.





