Pas shkarkimit nga detyra e Prefektit të Shkodrës, Çesk Millja në një dalje për herë të parë në media pohoi se tashmë nuk është koha për deklarata, por për punë.

Teksa tregoi detaje nga shkarkimi i tij, Millja theksoi se shkresa me vendim në fjalë kishte në brendësi të saj faktin se ai lirohej nga detyra dhe asgjë më shumë.

“Nuk është kohe deklaratash por është kohë për punë. Falënderova stafin dhe dorëzova detyrën. Kemi punuar me shumë përkushtim gjatë këtyre ditëve por edhe më përpara kur kam mbajtur detyrën. Kemi menaxhuar situatën dhe kemi zbatuar të gjitha rregullat dhe aktet. Shkresa ka vetëm; ‘lirohesh nga detyra’ dhe asgjë më shumë. Nuk kam shumë komente për këtë. Falënderoj të gjithë për bashkëpunimin dhe ju uroj punë të mbarë.”, tha Millja për News24.