Nga bota e egër e kafshëve na vjen një moment i frikshëm, kur një pulëbardhë gjigande kap një këlysh të gjallë lepuri dhe e gëlltit të tërin.
Zogu i uritur u filmua në ishullin Skomer në Uells, teksa gëlltit të gjithë lepurin vetëm me disa të kapërdira.
Fotografët besuan fillimisht se zogu do të mbytej me kafshatën tepër të madhe, por ai arriti ta mbante vetën duke e kaluar poshtë.
Disa sekonda pas marrjes së ushqimit të tij, pulëbardha duket se mezi qëndron në këmbë nga kafshata që i ka zënë fytin, por më pas e merr veten.
Lepujt janë një pjesë e rëndësishme e dietës së pulëbardhave dhe zogjve të tjerë të mëdhenj të detit.
Ishulli Skomer strehon aq shumë zogj grabitqarë saqë tejkalojnë popullatën e njerëzve me 4,400 në një.





