Nga dita e sotme, 14 prill, DPSHTRR rikthen shërbimet e dedikuara në sportel përmes rezervimeve dhe aplikimeve online duke respektuar masat dhe udhëzimet e qeverisë shqiptare për menaxhimin e situatës emergjente të COVID-19.
Shërbimet për Mjetin në DRSHTRR Tiranë (Kashar) dhe DRSHTRR Durrës do të ofrohen VETËM me rezervim orari. Në drejtoritë e tjera shërbimi ofrohet direkt në sportel nga dita e hënë – e premte në orarin 08:00-16:00.
Shërbimet e ofruara:
Rinovim Leje Drejtimi për të gjithë drejtuesit e mjeteve që u ka mbaruar afati i vlefshmërisë së Lejes së Drejtimit para datës 13 mars.
Leje Drejtimi provizore për të gjithë shtetasit.
Njëvlefshmëria (Konvertimi) i Lejes së Drejtimit të huaj për të gjithë shtetasit.
Në të gjitha drejtoritë rajonale shërbimet ofrohen direkt në sportel (pa rezervim orari) nga dita e Hënë deri ditën e Premte në orarin 08:00-16:00. Shërbimet e Lejedrejtimit për DRSHTRR Tiranës ofrohen te zyrat e NShraK-ut!
Testimi teorik për Leje Drejtimi për të gjithë kandidatët që kanë plotësuar afatin e nevojshëm për t’u testuar (para datës 13 mars) si dhe ritestimet.
(Ky shërbim për DRSHTRR Tiranë do të vijojë të ofrohet në Kashar.)
Ndërsa regiistrimet për kandidatët e rinj do të njoftohen në një moment të dytë!





