Një tjetër tërmet është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Sipas të IGJEUM, lëkundja e orës 18.43 ka qenë në thellësi të detit Adriatik dhe ka pasur magnitudë 3.5 Rihter.
Tërmeti ka pasur epiqendrën 15 km në veriperëndim të qytetit të Durrësit, në Gjirin e Lalzit dhe ka ndodhur në thellësinë 39 kilometër.
Kjo është lëkundja e dytë me magnitudë mbi 3 të shkallës Rihter, pasi një lëkundje sizmike 3.1 u regjistrua mesnatën e së dielës dhe shumë nga qytetarët e izoluar prej koronavirusit, e ndjenë në shtëpitë e tyre.
4.5 muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit 2019, banorët e qytetit bregdetar janë ende të frikësuar nga lëkundjet sizmike, pasi dëmet në banesa dhe pallate shumëkatëshe janë mjaft të pranishme dhe presin të riparohen.





