Gjykata e Durrësit ka ndryshuar sërish masën e sigurisë për ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës, Flamur Gjuzi.
Pak ditë më parë, Gjykata vendosi “arrest shtëpie”, ndërsa sot vendosi “detyim paraqitjeje”.
Gjykata e Apelit sot në orën 11:30 ka prishur vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Durrës, duke zëvendësuar masën e “arrestit në shtëpi” me “detyrim paraqitjeje” pranë oficerit të policisë gjyqësore 1 herë në muaj.
Gjuzi akuzohet në bazë të nenit 248 të KP, për “shpërdorim detyre” pasi kishte legalizuar 26 m shtesë anësore në pallatin 6 katësh i cili u shemb më 26 nëntor nga tërmeti dhe shkaktoi edhe viktima.
Shtesa e cila i përkiste “Baronsit” kishte akt-ekspertize ku specifikohej se shtesa anësore nuk e cënonte objektin ekzistues me certifikatë pronësie.
Si rezultat i ndërhyrjeve në strukturën e pallatit 6 katësh i gjithë objekti u zhyt dy kate nën tokë duke u shembur totalisht e duke ju marrë jetën tre personave banorë të tij.





