Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe arrestohet autori i dytë, i cili me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë, plagosën me thikë dy vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, pas një pune dhe hetimi 3 mujor, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e personit në kërkim:
L. L., 26 vjeç, banues në Burrel.
Ky shtetas me datë 04.01.2020, në bashkëpunim me shtetasin A.N, (i arrestuar ditën e ngjarjes), dhe shtetasin e shpallur në kërkim XH.M , pas një konfliktit për motive të dobëta, në rrugën “Kuvendi i Dukagjinit”, Burrel, kanë plagosur me thikë dy vëllezërit A.SH 25 vjeç dhe A.Sh 22 vjeç, banues në Burrel.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale të “Vrasje me dashje” mbetur në tentative, kryer në bashkëpunim, “Përkrahja e autorit të krimit”.





