Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Fcaebook një video nga Spitali i Breshias, ku po ndihmojnë në kurimin e të infektuarve me koronavirus edhe 30 mjekët e infermierët shqiptarë.

Në video shihet një pacient italian i infektuar nga Covid-19, teksa falenderon në veçanti dy nga infermierët shqiptarë, që i shërbejnë.

Suela dhe Eduardi po përmbushin misionin e tyre humanitar në ndihmë të popullit mik italian, për të cilin ruajnë një lidhje të veçantë. Sot, ata kanë mirënjohjen e pacientëve të prekur nga #covid19 në spitalin e Breshias dhe të gjithë së bashku, 30 mjekë e infermierë shqiptarë që po shërbejnë në vendin fqinj në këto ditë të vështira, kanë mirënjohjen dhe respektin e të gjithëve.
#Bashkë #GëzuarPashkët”,
shkruan ministrja.