Koronavirusi ka prekur edhe babain e këngëtares së famshme, Rihanna i cili nuk i ka patur marrëdhëniet e mira me të bijën prej vitesh.

Ronald Fenty është divorcuar nga nëna e Rihannës, Monica, kur këngëtarja ka qenë adoleshente. Rihanna ka shprehur publikisht se ka qenë prezente në dhunën që i ushtronte babai të ëmës.

Por pavarësisht këtyre, këngëtarja i ka ardhur në ndihmë babait të saj dhe është përpjekur që ai të shpëtojë nga koronavirusi.

“Vajza ime po më kontrollon çdo ditë. E dua shumë! Ajo bëri shumë për mua dhe e vlerësoj. Kam frikë, mendova se do të vdisja”, ka thene ai ndersa ka treguar se Rihanna i kishte blerë dhe një respirator.