Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se janë shëruar edhe 2 mjekë në Tiranë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Manastirliu shkruan në Facebook se në total deri më tani janë shëruar 32 personel shëndetësor në vendin tonë.
“Shërimi i plotë edhe i 2 mjekëve në Tiranë të prekur nga #COVID-19 është një lajm shpresëdhënës në këtë ditë simbol të triumfit të jetës. Shkon në 32numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19. Deri tani janë 217pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.”





