Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkën, festë që ka në qendër të saj ringjalljen e Krishtit, një nga ngjarjet më të rëndësishme të fesë së krishtere.
Në Durrës, kremtimin e Natës së Pashkëve e kryesoi famulltari i Kishës së Shën Domenikut, Atë Bernardi.
Ashtu siç ishte njoftuar, në meshë nuk kishte besimtarë për shkak të pandemisë së koronavirusit ndaj edhe nuk është bërë riti i ndezjes së qirinjve por u ruajt ndezja progressive e dritave në Kishë deri në ndriçimin e plotë të saj që u kurorëzua me himnin e LAVDIT.
Gjithashtu këtë vit munguan pagëzimet që zakonisht janë traditë e Natës së Pashkëve por u rinovuan premtimet e pagëzimit.
E nuk mund të mungonte gjatë kremtimit një lutje e posaçme për të gjithë ata që po vuajnë prej kësaj pandemie, për të sëmurët dhe stafin mjekësor i cili qëndron në vijën e parë të frontit në luftën me COVID-19.





