Stacioni i radhës i “Koncert në karantinë” ishte blloku i pallateve sociale në Durrës, në lagjen nr.17.
Pas lajmit të mirë të marrë gjaë kësaj jave, kur Këshilli Bashkiak u shtyu me 2 muaj pagesën e qirasë, banorët e këtyre pallateve patën mundësi të ndiqnin nga afër koncertin live të artistëve durrsakë.
Nisma e poetit Ardi Omeri ka hyrë tashmë në javën e dytë dhe të shumtë kanë qenë banorët e lagjeve të ndryshme të qytetit që kanë kërcyer, kënduar apo qeshur me muzikën dhe humorin e ofruar nga artistët e qytetit bregdetar.
Performancat e këngëtarëve Reshit Gjini, Dhimitër Stefa, Kosta Bonshi, Hysni Alushi, Julieta Strefi, Alban Kamenica, Dashamir Mehmeti, Astrit Serjani dhe mjeshtrit të humorit Edmond Halili u përshëndetën me duartrokitje ngaa banorët e izoluar në shtëpitë e tyre prej koronavirusit.
Ashtu si edhe në blloqe të tjera banimi në Durrës, banorët nuk harruan të shpalosnin flamujt kombëtarë në ballkonet dhe dritaret e tyre.
*Pamjet flimike studio Adi Domi





