Një i ri është gjetur i mbytur këtë pasdite në liqenin e Seferanit. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Belshit. Mësohet se viktima që ka humbur jetën është shtetasi E.H., 25 vjeç, Trupi është gjetur nga banoret e zonës

Njoftimi i policisë:

Cerrik/ Informacion paraprak 

Në liqenin e Belshit nga shërbimet e policisë  është gjendur i mbytur shtetasi E.H., 25 vjeç, banues në Belsh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.