Gjykata e Kavajës ka lënë të lirë ish-shefin e sigurisë së burgut në Durrës, Bledar Toçi, i cili akuzohet për vrasje më dashje të Dritan Haxhollit në banesën e 30-vjeçares, Marsida Qatja.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Kavajës 3 ditë më parë dhe Bledar Toçi është lënë në detyrim paraqitje.
Çështja e vrasjes së 10 tetorit në Kavajë shkoi për gjykim 3 javë më parë, nga u mor dhe vendimi prej gjyqtarit Genti Dakollari për lirimin e autorit të vrasjes Bledar Toçi.
Ish- punonjës i Gardës dhe ish- zyrtari i burgjeve Bledar Toçi ishte në banesën e Marsida Qatjes në Kavajë mbrëmjen e atij tetori. Dyshohet se Qatja kishte një lidhje me Dritan Haxhollin.
Ky i fundit shkoi në banesë atë mbrëmje dhe u përplas me armë me Bledar Toçin nga ku mbeti i vdekur Haxholli, ndërsa ish- zyrtari i burgjeve i plagosur.
Në banesë u gjet një tavëll ku dyshohet se është pirë kokainë nga Toçi dhe Qatja dhe një miku i tyre kurse mes Bledar Toçit dhe Dritan Haxhollit dyshohet se ka pasur më parë konflikte për drogë.





