Disa studentë të Masterit “Logjistikë dhe Siguri Detare” në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës janë bërë bashkë për të ndihmuar disa familje në nevojë në qytetin bregdetar.

Në këto ditë të vështira të krijuara për shkak të pandemisë COVID-19 ku qytetarët duhet të qëndrojnë të mbyllur, studentët kanë shpërndarë ndihma ushqimore në lagjen nr.14 në Shkozet.

“Në këto ditë të vështira të pandemisë COVID-19 mbështetja ndaj familjeve me të ardhura të ulëta është thelbësore. Të vetëdijësuar për gjendjen, studentët e Masterit “Logjistikë dhe Siguri Detare” iu janë gjendur pranë familjeve në nevojë të Durrësit. Dëshirojmë t’ju shprehim mirënjohjen për shembullin e dhënë dhe t’ju themi se jemi krenarë që ata kanë përqafuar vlera humanitare dhe ndjehen përgjegjës për shoqërinë.”, shkruhet në postimin e UAMD-së në Facebook.