Për herë të dytë Kylie Jenner është shpallur miliarderja më e re “self-made” në botë.
“Forbes” publikoi listën e saj vjetore të miliarderëve botëror dhe perandoria e Jenner, “Kylie Cosmetics” vlerësohet 1.2 miliardë dollarë. Jenner u bë pjesë e listës së miliarderëve në mars të vitit 2019.
Në nëntor të vitit të kaluar, 22-vjeçarja shiti 51% të aksioneve të “Kylie Cosmetics” te gjigandi i bukurisë “Coty Inc”, për 600 milionë dollarë dhe arrëveshja, e cila u mbyll në janar, e vlerëson biznesin e saj në rreth 1.2 miliardë dollarë.
Jenner është një nga vetëm dhjetë miliarderët në botë aktualisht nën moshën 30 vjeç





