Një lajm i trishtë vjen këtë mëngjes nga mjekja e njohur durrsake Mira Kauri, e cilia ka humbur bashkëshortin.
Petraq Dado, me profesion inxhinier ndërtimi, është ndarë nga jeta duke lënë pas dhimbje e pikëllim te familja, të afërmit e miqtë e tij, të cilët për shkak të situatës së pazakontë në të cilën ndodhemi prej pandemisë së Covid-19, nuk do të mund t’i japin dot lamtumirën e fundit.
“Me hidhërim të madh lajmërojmë ndarjen nga jeta të të shtrenjtit tonë Petraq. Lamtumira e fundit do të bëhet ngushtësisht familjare dhe Petraqin do ta kujtojmë së bashku në kohëra më të përshtatshme”, shkruan në një njoftim publik në rrjetet sociale mjekja Kauri.





