Një studim i ri tregon se distancimi social për t’u mbrojtur nga koronavirusi, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri më shumë se 1.5 metra, nuk funksionon tek personat që vrapojnë.

Spërklat që lëshojnë njerëzit e sëmurë gjatë vrapimit përhapen me shpejtësi dhe në sipërfaqe të madhe tek personat që  qëndrojnë pas tyre dhe paralel me ta, pavarësisht distancës 1.5 metra.

Si pasojë, vrapimi në këtë kohë pandemie, nuk është aspak i sigurt.

Ekspertët e shëndetit bëjnë thirrje që të të gjithë të jenë më të kujdesshëm sidomos në distancim nga të tjerët.