FONASBA – Federata (ndërkombëtare) e shoqatave kombëtare të brokerëve të anijeve dhe agjentëve detarë (Federation of National Associations of Ship Brokers and Agents) me seli në Londër, Britani e Madhe, ka bërë një përditësim të ri, më 7 prill 2020, mbi masat për të luftuar përhapjen e koronavirusit në portet e vendeve të veçanta, sikurse janë Shqipëria dhe Greqia.

FONASBA njeh shtetin shqiptar nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) me seli në portin detar të Durrësit dhe jo Autoritetin Portual Durrës.

Buletini i 7 prillit 2020 u bën të njohur agjencive detare të të gjithë botës rregullat e vendosura nga DPD-ja, që ndalon bregëzimet në portet shqiptare të anijeve të udhëtarëve, turistike dhe jahteve, përveç për furnizime, për të mundësuar kështu, përpunimin e anijeve të malrrave.

Info

FONASBA siguron një zë të bashkuar për brokerët e anijeve dhe agjencitë detare në botë. E themeluar në vitin 1969, organizata promovon praktika të drejta dhe të barabarta dhe siguron që nevojat e anëtarëve të saj të kuptohen në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe individual kombëtar në të gjithë industrinë detare.

Federata ka status konsultativ në Organizatën Ndërkombëtare Detare (IMO), Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Tregti dhe Zhvillim (UNCTAD) dhe Organizatën Botërore të Doganave (WCO). Gjithashtu punon ngushtë me organet që kanë në pronësi anije BIMCO, Intercargo dhe Intertanko.

Marrëdhënia e FONASBA me Komisionin Evropian realizohet përmes një prej Komisioneve të tij të Përhershme, Shoqatës së Komunitetit Evropian të Brokerëve dhe Agjentëve të Anijeve (ECASBA- European Community Association of Ship Brokers & Agents). ECASBA siguron hyrje në portin evropian, shërbimet portuale, transportin e detit të shkurtër, politikat e sigurisë së transportit dhe EDI, si dhe procedurat doganore dhe administrative. ECASBA është anëtare e Grupit të Kontaktit të Tregtisë së Komisionit

Ja linku: https://seanews.ru/…/upl…/2020/04/bulletin-15-07.04.2020.pdf

Th.M.