Gazetarja Anila Basha është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj, Aris.
Në një postim në rrjete sociale, Anila tregon se po përjeton emocione të papërshkrueshme ndërsa ndan me ndjekësit kuptimin e veçantë të emrit që ka zgjedhur për të birin.
“Aristotel Basha erdhi në jetë në orën 11:37 të ditës së sotme. Im bir erdhi në këtë jetë në kohë koronavirusi, po do kemi ç’të tregojmë. Unë dhe Aris jemi shumë mirë dhe falenderojmë doktor Eltonin që nuk la javë pa na ndenjur nga pas për të shkuar gjithçka mirë. Aris, Ilda, dr.Gilberta, Besi, për 9 muajt që kaluam këtu; po ne të dy kërkojmë falje për gjithë kokëçarjet e krijuara në familje në këto 9 muaj tekanjoze. Shpresojmë shumë që kjo situata e coronavirusit të përfundojë shpejt, që të shijojmë pranverën. Ju duam shumë,”-shkruan Basha.





