Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim virtual me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me situatën e krijuar me koronavirusin në qytetin verior.
Ambasadorja Kim shkruan në Facebook se e ka falënderuar kryebashkiaken për masat e marra për të mbajtur shkodranët të sigurt dhe të shëndetshëm, ndërsa shton se do të zhvillojë një takim me Ademin sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin duhet të rrinë të gjithë në shtëpi.
“Kënaqësi që takova (virtualisht) Voltana Ademin. Ju falenderoj që keni marrë të gjitha masat për t’i mbajtur qytetarët e Shkodrës të sigurtë & të shëndetshëm. Pres t’ju vizitoj nga afër sa më shpejt të jetë e mundur, por për momentin, të gjithë le të #rrineshtepi”.





