Nga Dr. Ilir Shani

Kjo eshte lufte, dhe shume nga ne e perfytyrojne si te tille, me fitimtare dhe te humbur. Nje lufte qe si te gjithe te tjerat do te kete nje afat kohor. Shqiptaret (dhe te tjere) presin qe armiku te largohet . Sapo te largohet lideret do vrapojne te shpalosin flamurin e fitores , te zihen mes tyre kush beri me shume, daten kur u largua 28 apo 29. Sikur te ndodhte vertete keshtu. Armiku nuk besoj se do largohet. Viruset apo gjurme te tyre do jene ne organizmat tane dhe per shume kohe. Nqs mutacioni ka ndodhur te kafshet do te vazhdojme te infektohemi derisa te na mbroje vaksina. Me fat do jemi nqs mutacioni ka ndodhur tek njerezit. Qeverite flasin per kurba, kurba reflekton sasine e pacienteve ne njesine e kohes. Kur kurba eshte me maje shume paciente shkojne ne spital ne njesine e kohes, kur kurba eshte e sheshte pak paciente shkojne ne spital ne njesine e kohes. Izolimi i njerezve sheshon kurben, lehteson sistemin shendetesor , nderkohe rendon ekonomine e tyre. Shtrirja e kurbes eshte nje lloj armepushimi ne pritje te aleateve, si aleate jaen vaksinat, kushtet atmosferike. Shume shtete e sheshuan kurben dhe injektuan shuma te konsiderueshme parash ne ekonomi. Shtete te tjera e lane kurben me maje, sepse perballojne situaten nderkohe Kina dhe Korea e Jugut e thyen kurben, qe do te thote se kane 0 raste te reja . Izoluan rastet e vjetra, mbyllen kufijte dhe presin aleatin kryesor, vaksinen. Kina mund ta kete aktualisht vaksinen sepse nuk shpjegohet ndryshe situata epidemiologjike ne Kine. Po ne Shqiperi kurba u shtri dhe shqiptaret presin qe armiku te largohet. Aleat per shqiptaret mund te jete vaksina dhe ngrohja e temperatures qe fatkeqesisht po vonon. Fatkeqesisht vaksinen do ta presim pasi ta marrin 300 milione amerikane, 250 milione europiane dhe X milione aziatike (nje ngarkese me maska destinuar per Francen u kthye ne Amerike, sepse amerikanet paguan 3 here me shume).