Kushte e qëndrueshme atmosferike do vijojnë të jenë prezentë në vendin tonë këtë të shtunë, duke bërë që kthjellimet të dominojnë në territor. Por sipas MeteoAlb, zonat Lindore-Verilindoren paraqiten me vranësira të pakat dhe reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 0°C, ndërsa vlera maksimale t në Durrës me 20°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.