Drejtoria e Përgjithshme Detare ka urdhëruar që jahtet dhe krocerat që do t’u drejtohen porteve të Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit do të lejohen në port dhe radë vetëm për kohën e furnizimit të tyre me naftë, ujë ose ushqime.

“Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit per anijet tregtare të furnizimit te mallrave.” – shkruan DPD.

Njoftimi i DPD-së:

URDHER

Kapitenerive te Porteve

Autoriteteve te Porteve
Durres,Vlore,Sarande,Shengjin

Agjensive Detare

Duke ju referuar kerkesave te anijeve te kenaqesisë, jahteve dhe Kroçera urdheroj :

1-Do te lejohen jahte dhe kroçera te qendrojnë ne porte dhe në rada vetem per kohen e furnizimit te tyre me nafte, ujë ose ushqime.

2-Asnje jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për te mos bllokuar kalatat e portit per anijet tregtare të furnizimit te mallrave.

3-Ky urdher hyn në fuqi menjeherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet.

Mos zbatimi i urdherit i ngarkon me pergjegjesi administrative dhe ligjore.

Drejtoria e Pergjithshme Detare