Për shkak të koronavirusit, të moshuarve u është ndaluar të dalin në ambientet publike që prej fillimit të kësaj jave.
Kjo për t’i mbrojtur ata pasi imuniteti i tyre është i dobët, duke i përfshirë në katëgorinë më të rrezikuar nga ky virus.
Ata duhet të qëndrojnë në shtëpi, por në Durrës disa të moshuar vazhdojnë të dalin në orët e para të mëngjesit për të bërë pazarin.
“Kam dalë vetëm për bërë pazarin, nuk ka kush ma bën”, thotë një i moshuar në tregun e fruta-perimeve në Durrës.
Ai tregon se është I shoqëruar nga e shoqja, me të cilën respekton distancën e kërkuar nga qeveria, ndonëse thyen urdhrin për të qëndruar në shtëpi.





