Në kuadër të situatës së krijuar në vend nga përhapja e virusit COVID-19 si dhe masave për të përballuar sa më mirë këtë situatë, Bashkia Durrës dhe Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Durrës (ZVAP), me mbështetjen teknike të Projektit “Bashki te Forta”, lançojnë linjën e këshillimit online “Unë të dëgjoj” pikërisht në ditën botërore të autizmit.

Kjo linjë komunikimi u vjen në ndihmë prindërve të fëmijëve me aftësi ndryshe të cilët frekuentojnë arsimin parashkollor dhe atë 9-vjeçar, në bashkinë Durrës.

Shërbimi psiko-social ofrohet nga 17 psikologë të shkollave dhe kopshteve dhe nga ky shërbim do të përfitojnë 187 nxënës me aftësi ndryshe. Për çdo informacion të dhënë ruhet anonimati.

Prindërit e këtyre nxënësve, mund të marrin këtë shërbim, duke plotësuar formularin në këtë link: https://forms.gle/nBMjm7v7gXc52VGJ7