Shtyhen 5 muaj lejet e qëndrimit dhe vërtetimet e dorëzimit të kërkesës për rinovimin e lejes së qëndrimit për emigrantët shqiptarë në Greqi.

Lejet e qëndrimit që skaduan nga 11 shkurti e u aplikuan për rinovim deri më 11 mars dhe lejet e qëndrimit që skaduan nga 12 marsi deri ato me afat 12 maj, rinovohen automatikisht deri më 12 tetor.

Po kështu deri më 12 tetor rinovohen automatikisht vërtetimet e rinovimit apo të rishqyrtimit të vendimeve të gjykatës administrative që skadonin nga shkurti deri në maj. Deri më 10 maj mund të aplikojnë kategoria e kërkesës për herë të parë, me vizë të posaçme hyrje në territorin grek, për sa kohë Viza u skadon deri më 10 prill.