14 ka shkuar numri i të infektuarve me koronavirus në Durrës nga 223 raste të shënuara në të gjithë Shqipërinë.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit, në qytetin bregdetar u shtuan dy raste të reja të konfirmuara pozitive.

Bëhet fjalë për dy të moshuar, një 71-vjeçar dhe një tjetër 77-vjeçar, pa histori udhëtimi jashtë territorit shqiptar.

Dyshohet se 71-vjeçari është infektuar nga djali i tij që punon një një call center. Gjithashtu djali dhe nëna e tij kanë shfaqur temperaturë, të cilët janë vetëizoluar.

Ndërsa rasti i 77-vjeçarit nuk dihet ende se ku mund të jetë infektuar me koronavirus pasi nuk ka pasur asnjë kontakt me persona të infektuar.