DurrësLajm ishte i pranishëm mesditën e sotme në tregun e fruta-perime në lagjen nr.1, ku ishin vendosur rregulla të reja. Qytetarëve përveç ruajtjes së distancës nuk u lejohet ta prekin mallin me dorë. Ata i jepnin porositë shitësve dhe vetëm ata mbushnin qeskat sipas porosisë dhe i servireshin klientëve larg banakëve.
Vlen të përmendet për punë të mirë Policia Bashkiake dhe AKU, të cilët ishin prezentë dhe nuk lejonin shkeljen e këtij rregulli të ri.
Qytetarët kanë mundësi të bëjnë blerjet deri në orën 13.00 të ditës së sotme, pasi më pas hyn në fuqi shtetrrethimi 40 orësh, që skadon në 05.00 të së hënës.
K.H.





