Pas një jete të tërë në punë, plot 48 vite në shërbim në Spitalin Infektiv, mjeku i njohur Dhimitër Kraja është rikthyer sërish, në shërbim të pacientëve, në këto kohë lufte të ashpër me koronavirusin.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriu, e cila shkruan sot se profesor Kraja, apo siç e njohin të gjithë dr. Luli iu përgjigj i pari thirrjes së bërë nga ministria.





