Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e deportimit të Dukës së Sussex-it nga SHBA, Herri, duke thënë se Familja Mbretërore ka “probleme të mjaftueshme me gruan e tij Megan Markle, për të cilën ai tha se ishte “e tmerrshme”.

Trump tha se nuk kishte asnjë interes të dëbonte Dukën 40-vjeçar nga vendi, mbi akzuat e ngritura ndaj tij se ka konsumuar drogë. Sipas mediave të huaja, Herri është përballur me një betejë të gjatë ligjore pasi u akuzua se gënjeu për marrjen e drogës në aplikimin e tij për vizë.

Herri, në autobiografinë e tij “Spare”, kishte zbuluar se ai kishte përdorur drogë në të kaluarën, e cila sipas ligjit amerikan, do të ishte arsye për refuzimin e një aplikimi për vizë.

Kur u pyet nga Nju Jork Post nëse ai do të ndërhynte në çështjen e Herrit, Trump tha: “Unë nuk dua ta bëj këtë. Unë do ta lë vetëm atë. Ai ka mjaft probleme me gruan e tij. Ajo është e tmerrshme.”