E ardhmja e Rafael Leaos mbetet një nga çështjet më interesante të merkatos së verës për Milanin.Në orët e fundit, kuqezinjtë refuzuan një ofertë prej 30 milionë eurosh, plus 5 milionë euro bonuse, nga Gallatasaraji– klub që është i interesuar për të afruar sulmuesin portugez – pasi e konsideruan propozimin të pamjaftueshëm. Mbetet për t’u parë nëse Gallatasaraji do të paraqesë një ofertë të përmirësuar, por – mbi të gjitha – cilat janë synimet e vetë lojtarit.Leao iu bashkua sërish shokëve të skuadrës në grumbullim më 29 korrik; ai e ka rifituar buzëqeshjen dhe gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me Amorimin dhe stafin e tij.
Megjithatë, situata rreth Leaos ka pasur edhe një tjetër zhvillim gjatë kësaj vere. Sulmuesi i Milanit i është ofruar edhe Leeds United nga agjenti i tij, por klubi anglez ka vendosur të refuzojë mundësinë për ta transferuar lojtarin.Kjo ka bërë që Galatasaray të ishte një nga destinacionet më konkrete për portugezin, i cili konsiderohet një nga emrat më të rëndësishëm të Milanit në vitet e fundit.Leao është pjesë e Milanit që prej vitit 2019 dhe ka qenë një nga liderët ofensivë të kuqezinjve, duke spikatur me shpejtësinë, teknikën dhe aftësinë për të vendosur ndeshjet.





