Shoqata e Futbollit në Argjentinë ka njoftuar se 15 korriku do të njihet zyrtarisht si “Dita e Kombëtareve”, në kujtim të fitores dramatike 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit 2026.Anglia ishte shumë pranë finales së parë të Kupës së Botës që nga viti 1966, pasi kaloi në avantazh në minutën e 55-të me golin e Anthony Gordon. Megjithatë, Argjentina përmbysi gjithçka në minutat 85 dhe 92, duke fituar 2-1 dhe siguruar kualifikimin në finale.Kjo fitore erdhi plot 40 vite pas suksesit të famshëm të Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Botërorit 1986, një ndeshje që mbetet ndër më të diskutuarat në historinë e futbollit.
Pas triumfit në vitin 2026, disa futbollistë argjentinas festuan duke mbajtur një pankartë me mbishkrimin “”Ishujt Malvina janë argjentinas”, duke rikthyer në vëmendje mosmarrëveshjen historike mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin e Ishujve Falkland.Mosmarrëveshja lidhet me luftën e vitit 1982, kur Argjentina pushtoi ishujt, duke shkaktuar një konflikt 74-ditor me Britaninë e Madhe, ku humbën jetën qindra ushtarë nga të dyja palët.Megjithëse Argjentina nuk arriti të fitonte trofeun, pasi u mposht 1-0 nga Spanja në finale, Federata Argjentinase vendosi ta përjetësojë datën 15 korrik si një ditë simbolike për kombëtaret e saj. Ndërkohë, Anglia e mbylli turneun në vendin e tretë pas fitores 6-4 ndaj Francës.





