Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuari i parë i Ermal Mamaqit në emisionin “Xing me Ermalin” në tv Klan, që do të nisë më 24 shtator.
Mamaqi ka publikuar sot një video gjatë provave me Berishën, teksa e pyet nëse do t’i dhuronte një përqafim kryeministrit Edi Rama sot në ditën botërore të paqes. Përgjigjia e ish-kryeministrit shkaktoi shumë të qeshura në sallë.





