Presidenti rus, Vladimir Putin buzëqeshi sot me ironi, duke përsëritur kërcënimet e tij kundër Britanisë dhe la të kuptohej se mundësia e sulmeve ruse ndaj objekteve mbrojtëse britanike ishte një “sekret ushtarak”.

Duke folur me gazetarët, presidenti rus lëshoi ​​një paralajmërim të ri, disa ditë pasi Britania vendosi t’i dorëzonte Ukrainës planet sekrete për raketat me rreze të gjatë veprimi.

Kur u pyet nëse objektet ushtarake britanike të vendosura në territorin e Mbretërisë së Bashkuar mund të bëhen objektiva ushtarake ruse nëse Ukraina e godet e para territorin rus me raketa britanike, Putin u përgjigj me një buzëqeshje ironike:

“Ky është një sekret, një sekret ushtarak”.

Presidenti rus e bëri të qartë, megjithatë, se çdo “objekt ushtarak britanik” në Ukrainë është absolutisht një objektiv për Rusinë.