Në Shqipëri e njohin më së shumti si gazetare, por bukuroshja Evi Reҫi, prej vitesh ka kontribuar shumë edhe në fushën e gazetarisë, madje prej disa muajsh ajo është bërë pjesë e medias së njohur italiane “La Republica”, në të cilën jo vetëm shkruan artikuj, por mbulon edhe speciale të ndryshme, kronika e reportazhe. E nëse nuk do të merrej me këngën, është e kuptueshme që do të vijonte të merrej me gazetari.

Por këtë të shtunë, këngëtarja, si e ftuar në rubrikën 60 sekonda në Prive, u është përgjigjur edhe disa pyetjeve private e paksa provokuese. Ndërsa pyetet nëse e gjen veten në filmin “50 hijet e Greit”, Evi e anashkalon duke thënë: “Sa film kot është ky, s’më pëlqen fare…” Por nuk mbetet me kaq… Pyetjes së radhës “a je maniake në seks”, ajo mohon me një Jo të fortë. Ndiqeni videon./Class/