Georgina Rodriguez ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale pas paraqitjes së saj në finalen e Ligës së Kombeve, ku Portugalia mposhti Spanjën pas goditjeve të penalltive në Allianz Arena.

Gjatë ndeshjes, influencuesja u filmua duke qëndruar në zonën VIP të stadiumit, teksa mbante dorën mbi barkun e saj – një gjest që shumëkush e interpretoi si shenjë të një shtatzënie të mundshme. Në pamjet që u shpërndanë në rrjetet sociale, barku i Georginës dukej i rrumbullakosur, duke nxitur menjëherë spekulime për një shtatzëni të re me Cristiano Ronaldon.