DURRËS, 3 mars 2013 – Jo thjesht muaj i parë i stinës së ripërtëritjes. Është dhe muaj festimesh në mbarë rruzullimin. Pardje, në ditën e parë të pranverës, më 1 mars, ka qenë dhe Dita Botërore e Mbrojtjes Civile, por në Shqipëri nuk u bë ndonjë festim pasi autoritetet shqiptare nuk dinin gjë. Dhe të mos harrohet që kjo ditë është vendosur qysh në vitin 1990!

Kurse, sot më 3 mars ka dy ditë interesante: Dita Ndërkombëtare e Radio-televizionit për Fëmijë dhe Dita Botërore e Shkrimtarëve. Për festën e parë mund të kujtohen dy platformat digjitale në Shqipëri që kanë kanale të kushtuara fëmijëve. Kurse shkrimtarët shqiptarë mendojnë se Dita e tyre është ose në muajin maj ose në tetor! Por poetët, më vete, duhet të kujtohen se më 21 mars është Dita Ndërkombëtare e Poezisë. (Ndërkohë 21 marsi është i mbingarkuar me Ditë Botërore  / Ndërkombëtare përveç asaj të Poezisë: e Mbrojtjes së Pyjeve, e Luftës për Zhdukjen e Dallimit Racial, e Teatrit të Kukullave, e Njerëzve me Sindromën e Daunit, e Nevruzit).

Me këtë rast agjencia e lajmeve “Dyrrah” emeton një listë Ditësh Botërore / Ndërkombëtare të muajit mars thjesht për të kujtuar të interesuarit se ka disa ditë që festohen në mbarë planetin (Ditët Ndërkombëtare të Dentistit, Dixhejit, Numrit “Pi”, Mbrojtjes së Koneve, Gjumit, Planetarieve, Astrologjisë, Pa Mish,Taksistëve, Meteorologjike, deri dhe e Backup-it etj.). Kurse disa Ditë të tjera kanë filluar të festohen në Shqipëri.

Ja kalendari, shifra përfaqëson datën

1 – Dita Botërore e Mbrojtjes Civile (World Civil Defence Day).

3 – Dita Ndërkombëtare e Radio-televizionit për Fëmijë (International Children's Day of Broadcasting).

3 – Dita Botërore e Shkrimtarëve (World Writers Day).

6 – Dita Ndërkombëtare e Dentistit (International Dentist Day).

8 – Dita Ndërkombëtare e Grave (International Women's Day).

9 – Dita Botërore e Dixhejit (World DJ Day).

14 – Dita Ndërkombëtare e Lumenjve (International Day of Action for Rivers).

14 – Dita Ndërkombëtare e Numrit “Pi grek” (International π Day).

15 –  Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorit (World Consumer Rights Day).

15 – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Koneve (International Puppy Day).

15 – Dita Botërore e Gjumit (World Sleep Day).

17 – Dita Ndërkombëtare e Planetarieve (Day of Planetaria).

20 – Dita Ndërkombëtare e Planetit të Tokës (International Earth Day).

20 – Dita e Ekuinoksit Pranveror (Vernal Equinox Day).

20 – Dita Ndërkombëtare e Astrologjisë (International Astrology Day).

20 – Dita Ndërkombëtare Pa Mish (International Day Without Meat).

20 – Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë (Journée internationale de la Francophonie).

21 – Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Pyjeve (International Day of Forests)

21 – Dita Ndërkombëtare e Luftës për Zhdukjen e Dallimit Racial (International Day for the Elimination of Racial Discrimination).

21 – Dita Ndërkombëtare e Poezisë (World Poetry Day).

21 – Dita Ndërkombëtare e Teatrit të Kukullave (International Day of Puppetry).

21 – Dita Botërore e Njerëzve me Sindromën e Daunit (World Down Syndrome Day).

21 – Dita Ndërkombëtare e Nevruzit (International Day of Nowruz).

22 – Dita Botërore e Burimeve Ujore (World Water Day).

22 – Dita Ndërkombëtare e Taksistëve (International Taxi Driver Day).

23 – Dita Botërore Meteorologjike (World Meteorological Day).

24 – Dita Botërore e Luftës Kundër Tuberkulozit (World Tuberculosis Day).

24 – Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për të Vendosur të Vërtetën Lidhur me Dhunimet e Rënda të të Drejtave të Njeriut dhe të Dinjitetit të Viktimave (International Day for the Right to the Truth Concerning Gross Human Rights Violations and for the Dignity of Victims)

25 – Dita Ndërkombëtare e Kujtimit të Viktimave të Skllavërisë dhe Tregtisë Transatlantike të Skllevërve (International Day of Remembrance of the Victims of Slavery and the Transatlantic Slave Trade).

25 – Dita Ndërkombëtare e Solidaritetit me Anëtarët e Stafit të Paraburgosur dhe Humbur (International Day of Solidarity with Detained and Missing Staff Members).

27 – Dita Botërore e Teatrit (World Theatre Day).

31 – Dita Botërore e Kopjimit Rezervë [Bekap] (World Backup Day).

/th. m. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/