Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mohuar faktin se “Procesi i Berlinit” ka dështuar.

Në një konferencë të përbashkët me Ramën, ajo tha se ky proces vijon.

Mes të tjerash kancelarja tha se ndoshta BE nuk ecën me rime të shpejta, por është në rrugën e duhur.

“Jo në fakt se konsideroj si të tillë. Nuk mendoj se është mbaruar ndërtimi i autostradave. Janë planifikuar, janë procese që janë iniciuar, kemi shkëmbime në nivel shkencor. S’ka ndodhur gjithçka. Sa i përket bashkëpunimit në nivel të organizatave joqeveritare, jam takuar me një kryetar të një organizate këtu te ju. BE ndoshta nuk është aq i shpejtë në këtë drejtim, por është në rrugë të duhur.”, tha ajo.