Të gjithë ne kemi mënyrën tonë të të qenit ulur dhe të ndihemi rehat, por kjo nuk do të thotë se nuk e sforcojmë trupin tonë. Në fakt, një nga mënyrat më të zakonshme për t’u ulur është me këmbët e kryqëzuara, megjithatë kjo mund të ketë shumë efekte negative dhe duhet të mendoni seriozisht ta ndaloni atë.

Është e rëndësishme të mësoni të uleni drejt, jo vetëm sepse është e mirë për të gjithë trupin tuaj, por gjithashtu rrit vetëbesimin tuaj.

Dhe për shkak se kujdesi për shëndetin tuaj është A dhe ZH, lexoni më poshtë 5 arsyet pse duhet të shmangni qëndrimin këmbëkryq.

Mund të shkaktojë paralizë nervore

Kur rrini ulur me këmbët tuaja të kryqëzuara për një kohë të gjatë, mund të ndodhë një gjendje e quajtur paralizë nervore. Gjatë kësaj, ju keni vështirësi në ngritjen e këmbës, mund të shkaktojë mpirje të muskujve dhe madje mund të përfundoni duke dëmtuar nervin tuaj peroneal.

Mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut

Sipas një studimi, kryqëzimi i këmbëve në nivelin e gjurit rrit ndjeshëm presionin e gjakut. Gjithashtu u konfirmua se nuk kishte rritje të presionit të gjakut gjatë kryqëzimit të këmbëve në kyçin e këmbës. Megjithatë, rekomandohet që të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse jeni person me presion të lartë të gjakut.

Mund të çojë në posturë të dobët

Sipas të njëjtit studim, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se 3 orë në ditë mund të shkaktojë anim anësor të shpatullës dhe legenit dhe mund ta çojë kokën më përpara. Mund të çojë gjithashtu në shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe qëndrimi i dobët çon në dhimbje dhe ngurtësi të muskujve.

Mund të shkaktojë dhimbje kyçesh

Kryqëzimi i këmbëve nuk është vetëm i dëmshëm për qëndrimin tuaj, por gjithashtu mund të shkaktojë dhimbje në kyçet tuaja. Mund të dëmtojë qafën, legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Dhe veçanërisht duhet të shmangni kryqëzimin e këmbëve nëse tashmë keni dhimbje në gju.