Gjatë vitit 2019, Milano ka qenë destinacioni i preferuar për një numër të lartë pasagjerësh, ndërsa gjatë vitit 2021, vendin e parë e mban Stambolli.
Lajmin e bën të ditur Autoriteti i Aviacionit Civil përmes një postimi në Facebook, ku ndër të tjera tregon se Dubai, Baden-Baden, Basel, Berlin dhe Memmingem janë destinacionet e reja që janë shënuar këtë vit.
“Për vitin 2019 destinacioni me numrin më të lartë të pasagjerëve ka qënë Milano, me 94,214 pasagjerë, ndërsa në vitin 2021 numrin më të lartë të pasagjerëve e ka Stambolli me 58,014 pasagjerë.
Ky vit krahasimisht me 2019 ka shënuar futjen e destinacioneve të reja si, Dubai, Baden-Baden, Basel, Berlin dhe Memmingem.”, shkruhet në postimin në rrjete sociale.





