Po mbahet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa çështja lidhet me një hetim të zhvilluar për 3 procedura prokurimi gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që tejkalon 30 milionë euro.
Gjatë seancës paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e çështjes për gjykim. Gjykata do të vendosë nëse dosja do të dërgohet për shqyrtim gjyqësor, do të kthehet për plotësim të hetimeve apo nëse çështja do të pushohet.
Te pandehurit:
Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë
Eljona Mydini – ish-zv.kryetare e Bashkisë Kolonjë
Erjon Cenko – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Engjëll Dine – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ermal Zylfo – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Armand Tafil – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Muharrem Tartari – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Shpëtim Liço – punonjës i Bashkisë Kolonjë
Ergys Verdho – ish-kreu i ARRSH-së
Erald Elezi – ish-drejtor në ARRSH
Genti Raça – përgjegjës preventivi në ARRSH
Donikë Shehu – ish-specialiste në ARRSH
Klarita Konomi – ish-specialiste në ARRSH
Nikollaq Mihali – specialist në ARRSH
Erdit Salillari – përgjegjës sektori në ARRSH





