Seanca gjyqësore për masën e sigurisë ndaj Elvis Kosovës është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Gjyqtari Nertil Meçaj ka lënë në fuqi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj Kosovës.

Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe materialeve të paraqitura në seancë.

I njohur ndryshe edhe si “Visi i Garave”, sipas policisw 40-vjeçari kishte dhunuar bashkëshorten si dhe e ka kanosur me armë zjarri.