Trajneri i kombëtares braziliane të gjimnastikës, Fernando de Carvalho Lopes, është shkarkuar menjëherë nga detyra, pas akuzave që janë ngritur në adresë së tij, se ka abuzuar seksualisht me një nga gjimnastet. Mediat braziliane raportojnë se Federata Braziliane e Gjimnastikës e ka shkarkuar nga detyra trajnerin pas akuzave që kanë ngritur pranë Federatës prindërit e një gjimnasteje, minorene. Emri i sportistës nuk bëhet i ditur, por vetëm mësohet se ajo ka nisur të stërvitet me Lopes vetëm muajt e fundit. Por duket se ajo nuk është e vetmja që e ka denoncuar, pasi sipas mediave braziliane trajneri ka abuzuar disa herë seksualisht me sportistet. Nga ana e tij, trajneri Lopes është shprehur se e ka ndërgjegjjen e pastër, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të verifikuar akuzat.
Abuzoi seksualisht, shkarkohet trajneri i kombëtares braziliane të gjimnastikës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A e lexoi Serbia Uashingtonin më mirë se Kosova?
Partneri fle me shpinën nga ju? Ja çfarë mund të fshihet pas këtij pozicioni
Zelensky pret që lufta të vazhdojë edhe gjatë dimrit
Gazetarja pro-Putin rikthehet në ekranet franceze nga distanca, ministri Barrot: Jam zemërthyer





