Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier 36-vjeçari Zamir Meta, i dyshuar për abuzim seksual ndaj vajzës së tij 12-vjeçare. Meta do të paraqitet para trupit gjykues për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen që ka tronditur opinionin publik.
Kujtojmë që një ditë më parë, para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pranuar se ka kryer abuzimin vetëm një herë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.