BULQIZË- Minatorët e Buklqizës edhe pas arritjes së marrëveshjes pak ditë ë parë me Kompaninë ACR për pagën e13-të, shprehen se janë të pakënaqur nga firma. 

Minatorët shprehen të indinjuar nga mungesa e përkujdesjes së ACR-së ndaj fëmijëve jetimë që kanë humbur baballarët e tyre në galeritë e minierave. 

Kjo ështe hera e parë që jetimët nuk marrin ndihma nga firma ACR, shprehen minatorët për fëmijet e shokëve të tyre të ndjerë, ndërkohë që përfaqëasues të minatorëve të Bulqizës bëjnë me dije se fëmijët nuk kanë marrë ende pagesën vjetore që u takon, të cilët vitet e mëparshme e kanë marrë para ndërrimit të viteve.