Një i mitur në timon në Fier ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte, duke bërë që të mbetet i plagosur rreth Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00, në aksin rrugor Fier-Ballsh, në fshatin Plug.
Një 15-vjeçar, banues në Mbyet, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar dy pasagjerët 13 vjeç dhe 14 vjeç, banues në Mbyet, si dhe vet drejtuesi i mjetit, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.